“Lufta e madhe është në terren…”, Manastirliu takon epidemiologet për hapjen e shkollave

0
322

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot me ekipet e reja të epidemiologëve të Tiranës. Gjatë një prononcimi, ajo tha se me hapjen e shkollave  qëllimi është  forcimi i gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik për të izoluar në kohë çdo vatër të re.

Manastirliu po ashtu bëri të ditur se janë rritur  me 30% ekipet e epidemiologëve dhe ndihmës epidemiologëve, kjo si pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës.

“Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit. Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Jemi përpara hapjes së shkollave, bashkëpunimi me koordinatoret e shkollave, mjekëve infermierëve do të luajë një rol të shtuar në strategjinë e testimit dhe gjurmimit të rasteve.

Lufta e madhe është në terren me këtë virus dhe rritja e kapaciteteve influencon në një rezultat pozitiv të atij imapkti që ne presim, që është ulja e të prekurve nga covid 19”, tha ndër të tjera ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here