Befason infermierja shqiptare: Receta për të kaluar Covid-19 për 24 ore

0
74

Një infermiere nga Vushtria, pjesë e stafit të QKUK-së, Shqipe Kadriu ka denoncuar atë që i ka ndodhur me testet e koronavirusit. Ajo ka marrë dy rezultate të tamponëve të kryer brenda 24 orëve, njëkohësisht pozitive dhe negative.

Ky lajm është bërë me dije nga vet ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se është konfuze sa i përket gjendjes së saj aktuale.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr”, shkruan ajo.

Leave a Reply