Udhëtarët e bllokuar në Kapshticë/Drejtoria e Migracionit: Sot nuk e kaloni dot kufirin, ja arsyeja!

0
273

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka njoftuar qytetarët që kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës se për ditën e sotme është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pezulluar punën. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ky njoftim vjen, pasi në këtë pikë kufitare kanë mbetur të bllokuar me qindra qytetarë. Këta të fundit shprehen se kanë bërë tamponin dhe kanë konfirmim nga aplikimi online për kalim të kufirit. Emigrantët hedhin ndaj qeverisë Rama, pasi theksojnë se nuk mbështet qytetarët e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here