Tre persona të maskuar grabitën një kambist mbrëmjen e të premtes në Prrenjas duke i marrë dhjetë milionë lekë të vjetra. Besmir Shegani ka rrëfyer momentin e ngjarjes duke thënë se ishte bashkë me djalin dhe frika më e madhe e tij ishte ai.
“Mbrëmë rreth orës 20:00, në momentin që gruaja dhe vajza ikën në shpi isha me djalin, sapo parkova makinën më dolën tre veta të maskuar me kallash, më goditën dhe më morën lekët. I ndoqa pak dhe më pas njoftova policinë. Djalin e kisha në vendin e parë dhe në momentin që unë zbrita për të marrë atë më ka ndodhur dhe ngjarja, dhe në atë moment frika ime më e madhe ishte për djalin pasi ato ishin të armatosur. Një nga ato e pash, ndërsa dy të tjerët jo, kam dyshimet e mira dhe i kam deklaruar në polici,” tha ai për ABC News.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje deri më tani, bëhet me dije se janë mbi 10 persona nga zona përreth.