Tha se ishte francez, ja si e pëson shqiptari me shpejtësi skëterrë në rrugët e Anglisë

0
35

Një shqiptar në Britaninë e Madhe e ka pësuar keq, pasi po ecte me shpejtësi rrufe prej 170 km/h nëpër tre fshatra teksa po ndiqej nga policia e South Yorkshire.

Haxhi Hoxha qarkullonte me shpejtësi të lartë me një Audi gri në Rrugën Sprotborough, Doncaster, në orët e para të 1 gushtit, kur u vu re nga policia.

Kur një oficer policie i kërkoi të ndalonte, shqiptari i dha gaz, duke u ndjekur nëpër rrugët rurale.

Pas ndalimit, ai i dha një emër francez policisë.

“Ai e ndërroi mendjen kur oficeri e paralajmëroi që ai kishte një Taser. Ai i dha një emër francez policisë dhe një përkthyes francez u thirr në stacion”, tha prokurori Katy Varloë.

U deshën disa orë, dëgjoi gjykata, para se të zbulohej identiteti i tij i vërtetë. Ai dha një intervistë pa komente.

Dominic Thomas, tha se Hoxha, shqiptar, nuk ka dënime të mëparshme.

“Ishte një përpjekje marrëzie për të shmangur arrestimin në emrin e tij të duhur”, tha ai. “Asnjë përdorues tjetër i rrugës duket se nuk është vënë në rrezik. Arsyeja është mungesa e letrave për drejtimin e makinës.

Hoxa, 30 vjeç, pa vendbanim fiks, u deklarua fajtor për qarkullimin të rrezikshëm, drejtimin e automjetit pa patentë dhe pengimin e një oficeri policie.

Të premten, gjykatësi Peter Hampton tha se pamjet e kamerave të sigurisë janë “pamje të tmerrshme”.

“Nëse një punëtor turni do të kishte përfunduar vonë ose duke filluar më herët, pasojat mund të ishin katastrofike,” i tha ai të pandehurit.

Ai e dënoi Hoxhën me 12 muaj burg dhe e ndaloi atë të ngiste makinen për dy vjet e gjysmë.

Leave a Reply