Katër futbollistë nga Roma infektohen me COVID-19

0
39

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent në botën e futbollit.

Klubi i Serisë A, Roma, po përjeton një situatë paniku teksa 4 futbollistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Pas Mirantes, Karles Perezit dhe Bruno Peresit, edhe holandezi Xhastin Klajvert është infektuar nga koronavirusi.

Klubi ka shtyrë stërvitjen, me pjesën tjetër të skuadrës që do i nënshtrohen testimeve.

As ekipi i Romës dhe as vetë lojtari nuk kanë konfirmuar ende asgjë, por ka qenë “Tuttomercatoweb” që bëri të ditur lajmin nga burime të sigurta.

Kur jemi vetëm pak ditë larg startit të edicionit të ri futbollistik në Serinë A, rastet vazhdojnë të jenë prezente.

Leave a Reply