Katy Perry dhe Orlando Bloom behen prinder per here te pare. Te merkuren erdhi ne jete vajza e tyre Daisy Dove Bloom.
“Ne jemi duke lundruar me dashuri dhe çudi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë”, tha çifti në një prononcim për UNICEF.
Perry, 35 vjeçare dhe Bloom, 43 vjeç, publikuan një fotografi ku shihen duke mbajtur duart mbi dorën e vogël të vajzës së porsalindur.
Në prononcimin e tyre për UNICEF, çifti deklaruan se edhe pse ata po festojnë me gëzim lindjen e vajzës së tyre, “[ata] e dinë [ata] se janë me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa Katy”.
Komunitetet në të gjithë botën ende po përjetojnë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe ndodh shpesh qe një grua shtatzënë ose e porsalindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme.
Që nga COVID-19, shumë më shumë jetë të porsalindura janë në rrezik për shkak të mungesës më të madhe të aksesit në ujë, sapun, vaksina dhe ilaçe që parandalojnë sëmundjet.
Ata shtuan se ‘si prindër të një të porsalindure, kjo i mbush me dhimje zemrat e tyre, pasi [ata] bashkëndiejnë me prindërit në luftë tani më shumë se kurrë’.
Si Ambasadorë të Mirësisë së UNICEF-it, ne e dimë që UNICEF është atje, në terren, duke bërë çfarëdo që të duhet për të siguruar që çdo nënë e pritur të ketë qasje në një punonjës të trajnuar shëndetësor dhe qasje në kujdes shëndetësor cilësor’.
‘Duke mbështetur UNICEF-in, ju jeni duke mbështetur një fillim të sigurt në jetë dhe duke riimagjinuar një botë më të shëndetshme për çdo fëmijë. Shpresojmë që zemra juaj mund të lulëzojë me zemërgjerësi’, përfundoi çifti.