Shkolla nis në 14 shtator/Besa Shahini del me njoftimin e rëndësishëm

0
49

Teksa pritet që mësimi në shkollat në të gjithë vendin të nisë në 14 shtator, ministrja Besa Shahini ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shpjegon se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet sërish online.

Në video e publikuar nga ministrja shfaqen mësues të cilët po xhirojnë orë mësimore.

“Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për #RTSHShkolla  po vazhdon.

Orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie”, shkruan Shahini

Leave a Reply