“Burofax”/ Letra e “divorcit” te Mesit me Barçën, Siti dhe Interi favoritë për të blerë argjentinasin

0
40

“Për arsye personale marr këtë vendim të vështirë, që shpresoj që të kthehet në një të mirë të klubit”, kështu e mbyll letrën e tij Lionel Mesi, të cilën e ka përcjellë me postë dhe jo dorazi në zyrat e klubit blaugrana. Një kërkesë zyrtare e serioze për të ikur dhe kjo është dëshmi e fortë e një “divorci” midis tij e klubit katalanas. Në fakt, referuar edhe medieve spanjolle që japin informacion minutë pas minute për zhvillimet në klubin blaugrana, Lionel Mesi ia dërgoi Barcelonës një letër që në Spanjë njihet si “burofax”, për ta njoftuar klubin se ka marrë vendim për t’u larguar nga “Camp Nou”. Çfarë është “burofax”-i? “Burofax”-i është shërbim që ofrohet nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e nevojshme për të dëshmuar se dokumenti është dërguar dhe po ashtu për ta dëshmuar përmbajtjen e atij dokumenti. “Burofax”-i përdoret shpesh kur dërguesi ka nevojë ta dëshmojë ligjërisht se pranuesi e ka marrë dokumentin në fjalë në datën e caktuar dhe cila ka qenë përmbajtja e tij. Gjykata do ta pranojë faturën e dërguesit të “burofax”-it si dëshmi që dokumenti në fjalë është dërguar në adresën e caktuar. “Burofax”-i mund të dërgohet fizikisht apo online përmes uebsajtit të Postës së Spanjës. Përse e përdori Mesi “burofax”-in për ta njoftuar Barcelonën se po largohet? Mesi mbështet në një klauzolë në kontratën e tij me Barçën e cila ia mundëson ta prishë marrëveshjen me klubin njëanshëm në fund të çdo sezoni. Kjo nënkupton se Mesi kishte mundësi ta bënte këtë deri më 31 maj. Megjithatë, avokatët e Mesit argumentojnë se zgjatje e sezonit 2019/20 shkaku i pandemisë koronavirus, nënkupton se edhe Mesi kishte kohë për ta prishur marrëveshjen. Në bazë të këtij argumenti, Mesi është dashur t’i tregonte Barcelonës se po largohet para se të përfundonte sezoni. Avokatët e tij argumentojnë se sezoni 2019/20 ka përfunduar më 23 gusht, natën kur u luajt finalja e Ligës së Kampionëve mes Bajernit të Munihut dhe Paris San Zhermen. Duke e përdorur “burofax”-in, Mesi është në gjendje të dëshmojë se e ka njoftuar Barcelonën në një datë të caktuar (që thuhet të jetë më 20 gusht) se po e ushtron të drejtën për ta prishur kontratën. Nëse kjo çështje del para gjykatësit, avokatët e Mesit do të jenë në gjendje ta përdorin “burofax”-in si dëshmoi se Barcelona u njoftua për vendimin e Mesit në atë datë, që nënkupton se Barcelona nuk mund të argumentojë se nuk e ka pranuar letrën, apo se letra mbërriti më vonë dhe se Mesi u vonua në njoftimin e tij. “Unë kërkoj që të ndërpres kontratën e punës, që unë kam aktualisht në klubin tuaj, bazuar në klauzolën 24 që është në fuqi. Unë jam mirënjohës për të gjitha mundësitë, për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale, që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar në klub. Ato mësime më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor. Për arsye personale marr këtë vendim të vështirë, që shpresoj që të kthehet në një të mirë të klubit”, shkruhet në letrën e Mesit.

Leave a Reply