Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrim të pasurive të Ylli Ndroqit

0
245

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Avokati i tij tha se dyshimet janë të bazuara në indicie dhe jo në prova. Ai tha se Apeli dha vendimin por nuk e argumentoi.

Avokati Alban Qafa gjithashtu sqaroi se nuk ka asnjë vendim dënimi ndaj klientit të tij në Turqi.

“Edhe përsa i përket rastit të Turqisë, z. Ndroqi ka pasur një verifikim nga celulari që është marrë dhe është çuar në laboratorin e policisë shkencore. I është bërë ekspertiza dhe nuk ka pasur lidhje me persona të tjerë që kanë pasur procedim penal për një vepër tjetër dhe i është kthyer sërish. Nuk ka asnjë dënim dhe në dosjen e gjykatës si dhe në fashikullin e prokurorit në Turqi për z. Ndroqi.”, tha ai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here