E kishin kthyer shtëpinë në “supermarket” kokaine, arrestohet çifti shqiptar i të moshuarve

0
300

Dy çifte të martuar dhe në moshë të thyer, janë arrestuar nga policia italiane në Trieste.

Njëri prej çifteve është shqiptarë përkatësisht 84 dhe 55 vjeç, ndërsa çifti tjetër janë italianë, përkatësisht 56 dhe 53 vjeç.

Ata akuzohen për përfshirjen në tregun e kokainës. Shtatë persona në total u hetuan nga policia.

Sipas hetuesve, dy shtetasit shqiptarë furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarketi të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Për të blerë kokainën dhe për të shmangur kontrollet e policisë, dy grupe ishin furnizues dhe droga dërgohej menjëherë në shtëpinë e çiftit shqiptar, shkruan “Ansa”.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.

Në disa raste, droga u dorëzua drejtpërdrejt në shtëpinë e blerësve nga gruaja e 56-vjeçarit, megjithëse ishte nën arrest shtëpiak për shkak të një operacioni tjetër po për drogë.

Ndaj gruas janë ngritur një sërë akuzash për furnizim me kokainë nga qershori 2019 deri në marsin e vitit 2020. Nga katër të arrestuarit, të dy burrat u dërguan në burg, ndërsa dy gratë u vendosën në arrest shtëpiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here