Sherri në ishullin grek/ “Dy shqiptarët i injketuan motrës drogë përdhunimi”, kapiteni i Man United tentoi të korruptonte oficerët (Detajet e reja)

0
291

Kapiteni i skuadrës angleze Manchester United, Harry Maguire raportohej sot se kishte tentuar të korruptonte oficerët e policisë greke pas sherrit të rëndë në një bar të ishullit Mykonos, ndërsa u kishte bërë presion duke thënë: “A e dini kush jam unë? Jam kapiteni i Manchester United”.

27 vjeçari vazhdon të përballet me akuzat e sulmit fizik, abuzim verbal, sulm ndaj oficerëve të policisë dhe tentativë rryshfeti.

Mbrojtësi është kthyer në Angli në pritje të gjyqit madje trajneri i kombëtares angleze Gareth Southgate e emëroi atë sot në skuadrën e tij.

Edhe vëllai i Maguire, Joe, përballet me të njëjtat akuza ndërsa miku i tyre 29-vjeçari Christopher Sharman, përballet me sulm dhe abuzim verbal.

Sot avokati i Maguire tha se motrës së futbollistit Daisy i ishte injektuar një drogë përdhunimi nga dy shqiptarë misteriozë në barin ku ndodhi ngjarja.

Daisy kishte humbur ndjenjat dhe kjo solli nisjen e sherrit. Policia erdhi në vendngjarje dhe dy shqiptarët u larguan, u tha në seancën e gjyqit.

Maguire dhe grupi i tij kishin kërkuar të shoqëroheshin në spital pas sherrit por ata u dërguan në stacionin e policisë, madje Maguire pretendon se një oficer e goditi me shkelm në këmbë dhe i tha: “Karriera jote ka marrë fund”.

Por oficeri i policisë Mickolos Kolios tha se Maguire nisi të shtynte oficerët e policisë dhe të abuzonte verbalisht me ata.

Ai shtoi se futbollisti dhe vëllai i tij Joe tentuan t’u jepnin rryshfet oficerëve, ndërsa më vonë Harry tha: “A e di kush jam unë? Jam kapiteni i Manchester United. Jam shumë i pasur, mund të të paguaj, na lër të shkojmë”.

Opinionisti sportiv anglez, ish-yll i Liverpool, Jamie Carragher mbronte Maguire në një koment duke refuzuar pretendimet e policisë greke.
“Absolutisht budallëqe! Çdo lajm për futbollistët nis me këtë historinë ‘A e di ti kush jam unë?’ Nuk kam dëgjuar asnjë futbollist ta thotë këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here