Pesë objekte të panjohura që fluturojnë mbi Tokë, astronautët publikojnë pamjet

0
425

Astronauti rus Ivan Wagner, i cili aktualisht është në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ka shpërndarë një video që tregon disa objekte të panjohura që fluturojnë nëpër hapësirë.

Një klip 60 sekonda i postuar në Twitter, tregon të paktën pesë objekte misterioze që dalin nga errësira dhe ngadalë lëvizin në hapësirë para se të zhduken plotësisht.

“Në video do të shihni diçka tjetër përveç se thjesht aurora borealis. Në 9-12 sekonda, pesë objekte shfaqen duke fluturuar paralelisht, në të njëjtat distanca. Çfarë mendoni se janë?”, ka thënë Wagner.

Ai shtoi se regjistrimet iu dërguan menaxhmentit të agjencisë ruse hapësinore Roscosmos dhe qendrës kryesore shkencore për raketa dhe anije kozmike në vend dhe Institutit për Kërkimin Hapësinor të Akademisë së Shkencave Ruse për “analiza të mëtutjeshme”.

Disa përdorues të Twitter, ndërkohë, kanë lënë të kuptohet se videoja “mahnitëse” nuk kap asgjë më shumë se një seri të re të satelitëve Starlink, të Elon Musk.

Starlink është një rrjet satelitor i gjeneratës së ardhshme që mund t’u sigurojë banorëve të Tokës qasje në Internet me brez të gjerë. Realizimi i projektit filloi në shkurt 2018. Space X planifikon të dërgojë rreth 12.000 satelitë të tillë në hapësirë.

https://pbs.twimg.com/ext_tw_video_thumb/1296030070142914560/pu/img/2LQRcCiSVuUkku5u.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here