Viti 1944/ Deklarata e Baba Fajës (Mustafa Xhanit) në revistën “Parade” të Kajros

0
481

“France” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1944, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Baba Fajë Martaneshit për revistën “Parade”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gazeta “France” ka folur tashmë disa herë për guerilët shqiptarë. Revista “Parade” botuar në Kajro, dhe prej së cilës A.F.I. citon disa fragmente, na jep detaje të reja mbi veprimtarinë e atdhetarëve shqiptarë.

Ndër udhëheqësit e këtyre guerilasve gjendet një figurë piktoreske : Baba Faja, kryetari i manastirit mysliman të dervishëve (bektashinjve). Ai u largua nga manastiri për të shkuar në pyll (shkurre) dhe shkëmbeu shkopin, një shenjë të dinjitetit të tij, për një “tommy gun”, dhuratë e misionit ushtarak britanik.

Ai deklaroi kohët e fundit : “Unë jam këtu vetëm si një patriot shqiptar. Çdo njeri që dëshiron të luftojë kundër pushtuesit, pavarësisht fesë së tij, është i mirëpritur.”

Një tjetër grup patriotësh u binden urdhrave të Mehmet Shehut, veteran i luftës civile spanjolle. Ky grup mban titullin domethënës të “Brigadës së Hakmarrjes”. Ai lufton kryesisht në jug të Shqipërisë.

Së fundi, në mesin e guerilasve, ka italianë, dezertorë, dhe gjithashtu jugosllavë, të cilët u strehuan në Shqipëri për t’i shpëtuar rekrutimit nazist. Me pak fjalë, këta guerilë shqiptarë u ngjajnë, për nga përbërja e tyre heterogjene, brigadave ndërkombëtare të Madridit.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-france-me-1944-deklarata-e-baba-fajes-mustafa-xhanit-ne-revisten-parade-te-kajros/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here