Arrestimi i ish-këshilltarit të tij/ Reagon për herë të parë Donald Trump

0
260

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas arrestimit të ish-këshilltarit të tij, Steve Bannon, pasi akuzohej për keqpërdorim të parave për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth një orë pas arrestimit të 66-vjeçarit, presidenti Trump tha se ndjehej “shumë keq”.

“Epo unë ndihem shumë keq. Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump, duke përmendur se ishte “i përfshirë në fushatën tonë” dhe “për një pjesë të vogël të administratës shumë herët”.

Departamenti i Drejtësisë potencoi se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan rreth qindra mijëra donatorë, ndërsa dëmi vlerësohet të kapë shumën e 25 milionë dollarëve, raporton CNN.

Bannon shërbeu në administratën e Trumpit nga inaugurimi deri në gusht të vitit 2017. Sa i përket projektit të mbledhjes së fondeve të murit kufitar, Trump pretendoi se nuk dinte “asgjë” për të dhe nuk i njihte njerëzit e përfshirë me të, edhe pse aleatët e tjerë kryesorë janë në bordin e tij.

Ndryshe, Trump kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 se do të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën, ku me këtë rast do të arrihej të ndalonte edhe sjelljen e drogës në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here