Aleksandër Meksi: Vendi nuk e përballon dot një mbyllje të dytë, duhen më shumë tamponë

0
36

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se qeveria duhet të bëjë më shumë tamponë për identifikimin e të infektuarve me COVID-19.

Sipas Meksit vendi nuk e përballon dot një mbyllje të dytë dhe pse shëndeti është parësori.

POSTIMI I ALEKSANDER MEKSIT

MË NË FUND PRANOHET SHTIMI I TAMPONËVE PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E COVID-19

Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për të përballuar fatkeqësi si pandemia nga koronavirusi “me forcat e veta” dhe aq më tepër me strategji të sajën. Kjo vlen dhe për shumë vende të tjera, qofshin ato edhe të mëdha. Në këto raste janë udhërrëfyese protokollet e OBSH-së, si dhe përvoja për këtë rast e vendeve shumë të zhvilluara si ekonomikisht, ashtu dhe në aspektin e shëndetësisë.

Duhet pranuar se ne, si në kohën e parë, ndoqëm një “rrugë specifike” shqiptare për kufizimin e krijimit të vatrave dhe përhapjes së infeksionit, atë të numrit të vogël të tamponëve dhe të testeve serologjike për antikorpet, me idenë që do bëheshim shembull për të tjerët. U tha dje nga ministrja e Shëndetësisë se do të shtohet dy herë numri i tamponëve, çka është tërthorazi pohimi se nuk janë bërë aq sa duhet për të ndjekur përhapjen e infektimit, që të merren masat e duhura për kufizimin e rritjes eksponenciale të tij.

Është jashtë çdo dyshimi që nuk janë bërë në përputhje me udhëzimet e protokollet, kontrolle të plota të kontakteve të të infektuarve as në familje e jashtë saj dhe as në qendrat e punës (për këtë ka pas dëshmi publike). Kur thuhet se rezultuan të infektuar 11 policë në Burgun e Rrogozhinës, nuk ka dyshim që një prej tyre është shkaku e duhesh të kontrollohej një rreth më i gjerë personash, për të bllokuar përhapjen e mëtejshme nga kjo vatër.

Leave a Reply