Godet gruan me thikë, në pranga 73-vjeçari. E shoqja në gjendje të rëndë

0
32

Një 73-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Manhattan” në Kamzë ku pas një konflikti ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Kjo e fundit është në spital në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit.

Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply