Eurodeputetja e Suedisë Arba Kokalari merr pozicionin e rëndësishëm

0
284

Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari ka marrë postin e përgjegjëses për çështjet e Arktikut. Sfida kryesore është siguria e Arktikut pasi akulli ka filluar që të shkrihet dhe në disa vende ka efekt të madh.

Arba shkruan se ndryshimi i Arktikut ka çuar në rritje të aktiviteteve në rajon, konkurrencë për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe një rrezik më të lartë të tensioneve ose konfliktit ushtarak.

“Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar të vazhdueshëm në zonë. Mezi pres të punoj për këto çështje, të cilat janë gjithashtu të rëndësishme për Suedinë si një vend Arktik.”-mbyll statusin e saj Kokalari.

Kokalari është mbesa e Musine Kokalarit, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.

Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën Ina, dhe të vëllain Kevin, emigruan drejt Suedisë.

Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur dhe Arba ka ruajtur gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here