Për herë të parë në një finale të Champions League/ PSG 3 gola për të kaluar Leipzigun

0
31

PSG është finalistja e parë e Champions League për këtë edicion. Parizienët fituan pas fitores 3-0 ndaj gjermanëve të Leipzig.

Sukses historik për PSG pasi për herë të parë ky klub shkon në një finale Champions League dhe ka shansin të fitojë.

I vetmi ekip në Francë që ka arritur të fitojë një Champions League është Marseja kurse të tjerat kanë dështuar nga Reims 2 herë tek Monaco dhe Saint Ettiene.

Golat për PSG u shënuan nga Marquinhos dhe Di Maria, kurse në pjesën e dytë trefishoi Bernat. Tashmë parizienët do të presin nesër fituesen e çiftit Bayern Mynih- Lyon. Bavarezët janë favoritë pasi kanë shpartalluar më parë Chelsea-n me rezultat të përgjithshëm 7-1, kurse Barcelonën në një ndeshje të vetme 8-2.

Por Lyon deri më tani ka eleminuar dy pretendente të trofeut, Juventus dhe Manchester City-n, dhe nëse arrin të eleminojë dhe Bayernin atëhere për herë të parë në histori Champions League do të kishte një finale tërësisht franceze mes PSG dhe Lyon, njëra kampione e kampionatit, tjetra vend të 7-të.

Leave a Reply