e-Albania lehtëson procedurën kur humbisni fjalëkalimin. Ja çfarë duhet të bëni

0
35

Një pjesë e mirë e emaileve në adresen helpdesk@e-albania.al të portalit e-albania janë pikërisht për shkak të harresave të fjalëkalimit për të hyrë në portal.

Por tashmë siç bën të ditur dhe drejtoresha e AKSHI, Linda Karçanaj kjo procedurë do të jetë shumë më e thjeshtë, pothuajse njësoj si me llogarinë në rrjetin social Facebook.

“Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë helpdesk@e-albania.al dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë.

90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund!

Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.

Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën.

E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu.
Shërbime të tjera do i bashkangjiten listës online deri në fund të vitit”, shkruan Karçanaj.

Tjetër lehtësi me e-Albania

Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë helpdesk@e-albania.al dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë. 90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund! ✅Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme. Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën. E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu. 😊Shërbime të tjera do i bashkangjiten listës online deri në fund të vitit. 👌#RevolucioniDigjital #AKSHI #eAlbania

Posted by Linda Karçanaj on Wednesday, August 19, 2020

Leave a Reply