Akuzohet për përdhunim/ Prokuroria vë në hetim zyrtarin e lartë në Paris, zbardhen dëshmitë e denoncuesit: Më shkatërroi jetën!

0
249

Ish-nën kryetari i bashkisë së Parisit është vënë në  hetim nga Prokuroria.

Christophe Girard, po hetohet për abuzim seksual pas një dëshmie për New York Times mbi këtë çështje.  Ky lajm është njoftuar ditën e sotme nga Prokurori Rémy Heitz.

Aniss Hmaid është një 46-vjeçar me origjinë tuniziane u shpreh se ai kishte një arsye personale për t’iu bashkuar  protestave për shkarkimin e Girard.

Që prej moshës 15-vjeçare, kur u takuan në Tunizi, z. Girard e përfshiu atë në një marrëdhënie abuzive për më shumë se një dekadë, e cila la plagë të rënda psikologjike në jetën e Hmaid. Historia e tij është bërë publike për herë të parë nga The New York Times.

Hmaid ka pohuar se Girard  ka abuzuar seksualisht me të që kur ishte 16-vjeç, dhe më pas gjatë viteve në vijim e ka detyruar përreth 20 herë për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Kjo e ktheu jetën time përmbys. Kjo e shkatërroi jetën time, në fakt. Sot, e konsideroj veten tokë e djegur.”– deklaroi Aniss Hmaid

Më tej Hmaid thotë se z. Girard më vonë e punësonte atë herë pas here në shtëpinë e tij verore, në Francën e Jugut duke i dhënë punë të përkohshme në shtëpinë e projektimit Yves Saint Laurent, ku z. Girard ishte një ekzekutiv i lartë para se të hynte në politikë.

“Ai shfrytëzoi rininë time, moshën time të re dhe gjithçka për kënaqësitë e tij seksuale.”- shtoi Hmaid nga shtëpia e tij afër Parisit.

Megjithatë përmes një interviste z. Girard mohoi marrëdhëniet seksuale me z. Hmaid, duke i quajtur akuzat shpifje, por ka pranuar faktin se në vitet 1990 ai e kishte punësuar z. Hmaid, të cilin tha se e konsideronte “një nga fëmijët e familjes”./ lefigaro.fr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here