ISHP miraton protokollin për hapjen e pishinave në ambiente publike

0
110

Si pasojë e shtimit të rasteve me COVID, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mori vendimin për mbylljen e pishinave në të gjithë territorin e vendit.

Pishinat u frekuentuan në momentin kur u bë dhe dalja nga izolimi, ndonëse konsideroheshin si aktivitete me risk të lartë infektimi.

Ndërkohë ISHP ka njoftuar se për aktivitetin e pishinave në ambiente të hapura dhe strukturave të tjera të ujit do të lejohet frekuentimi i tyre në bazë të disa kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga Covid-19.

Sakaq ISHP thekson se është lejuar vetëm frekuentimi i pishinave në ambient të hapur ndërsa ato në ambiente të mbyllura do të merret vendim në një moment të dytë.

Sipas ISHP, rregullat për këto aktivitete janë:

-Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

-Të përcaktohet numri i pushuesve/vizitorëve që e përdorin pishinën në raport me sipërfaqen e saj: të Funksionojë me 50% te kapacitetit që është Ilogaritur.

-Uji i pishinës lë pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

-E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjave duhet të dezinfektohen të paktën një herë në ditë, dhe më shpesh nëse fluksi i pushuesve /vizitorëve është në maksimumin e lejueshëm.

-Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve.

-Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paklën 3.5 m dhe të markuara.

-Të gjitha ulëset, tavolinal, vendet e depozitimil të sendeve personale, listat e qmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër ti përdorë ato.

-Të matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave të ujit dhe të ndalohet hyrja e çdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

-Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid – 19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit.

-Të gjitha veshjet dhe sendet personele duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtëpëdrejtë, por të futen në qese plastike, të cilat duhet lë jenë prezent pranë vend depozitimit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj