“Bëjnë si të prekur, ish-komunistët e thekur”. Duka shenjon “Besnikun e Nexhmijes dhe Frrokun e ZP”. E quajtën Auron Taren sovjetik

0
40

Poeti Arben Duka shkruan sot në rubrikën e tij në DITA se ata që po sulmojnë Auron Taren si “sovjetik” janë vetë ish-komunistë të thekur.

Më poshtë mendimi i Dukës i shprehur si përherë në vargje:

Studiuesit Auron Tare,
si qentë ju vërsulën,
Besniku-zëvendësi i Nexhmijes,
idiotllëqeve u vuri vulën!

Si njeri me ekuilibër,
na çuditi shoku Besnik,
kur Auronin e Isa Tares,
e cilësoi si “sovjetik”!

Kam dëgjuar shumë reagime,
nga njerëz thellësisht të prekur,
i njoh shumicën e tyre,
si komunistët më të thekur!

Frroku i “Zërit të Popullit”,
në kulmin e zemërimit,
marrëzinë më të madhe,
tha në adresë të Martinit!

Sipas këtij dituraku,
i lejohet kujtdo dhe Martinit,
të jetë dhe agjenti i UDB-së,
po kurrsesi bashkëpunëtor i Sigurimit!

Është e lejueshme të jesh me këdo,
të shesësh besën dhe nderin,
për qëllimin e lartë dhe fisnik,
për të rrëzuar nga froni Enverin!?

Ky dhe të tjerë si ky
Që i dhanë krahë çmendurisë,
na thonë këta ishin armiq të Enverit,
dhe aspak të Nënë Shqipërisë!

Auroni në gazetën tonë,
botoi vetëm dokumente,
e duke qenë krejt i paanshëm,
nuk bëri fare komente!

Të vihej në shërbim të agjenturave,
për Koliqin s’është ndonjë çudi,
mbasi ministër në qeverinë kuislinge,
në vitet e luftës qe në Shqipëri!

Me Martinin puna qëndron ndryshe,
mendoj se ka qenë i infiltruar,
mbasi me Sigurimin e Shtetit,
kish firmosur për të bashkëpunuar!

Infiltrimet e tij,
unë i shikoj me simpati,
mbasi për Atdheun e vet,
punoi me shumë zgjuarsi!

I janë vërsulur Auronit të Isait,
si shkaktarit të një mynxyre,
po gjërat tingëllojnë krejt ndryshe,
kur vihen në kontekstin e tyre!

E kanë përmendur Isa Taren,
si personalitet të diktaturës,
po ky “shtetar i lartë” ka qënë,
Një pedagog (edhe i imi) i fizkulturës!

A.DUKA

Leave a Reply