La Gjermaninë për t’ju bashkuar UÇK-së, rrëfimi i luftëtarit që i ndryshuan edhe emrin gjatë luftës së Kosovës

0
39

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Roland Bartetzko, ka rrëfyer për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë.

Bartetzko tregoi për RTV Dukagjini dhe arsyen se pse ka lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ma kanë ndërru emrin nga Roland në Shaban, pasi që emri Roland ka qenë i vështirë për tu shqiptuar. E kam përcjellë situatën, madje më kujtohet kur kam qenë në Gjermani në vitin 1985 kur isha ende në shkollë kam dëgjuar radion kur thoshte gjithmonë Kosova. Para se të vija në Kosovë, kam qenë në luftën e Bosnjës. Kam qenë në një lokal në Francë, e kam lexuar një gazetë franceze, e ka pasur një shkrim: “A ka humbur luftën UÇK në Kosovë.” Edhe kam thënë të shkoj të shohë se çfarë ka ndodhur. Unë e kam parë luftën në Bosnjë, e kam ditur se si sillen serbët”, ka thënë ai.

Bartetzko ka thënë se ai asnjëherë nuk do të luftonte në anën e serbëve.

Leave a Reply