“Nuk do të bëjmë as tamponë as karantinë”/ Rama tregon kur do hapen kufijtë ajrorë

0
306

Gjatë një dalje për mediat ku kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantuan strukturën e re të spitalore për përballimin e COVID-19.

Rama komentoi edhe hapjen e kufijve ajrore, ndërsa se shpreh vendi mund t’i hapë kufijtë ajrorë, por kjo duhet të konsiderohet edhe nga vende të tjera.

“Sa i përket kufijve ajrorë duhet të dini që kjo nuk lidhet me ne por me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë nga ana jonë. Por jo të gjitha vendet do t’i hapin njësoj si ne. Është kollaj të vesh kunjën në rrjetet sociale: “O ramazan hap kufijtë se i ka hap gjithë bota”. Por ja ku jemi sot.

Me kufijtë ajrorë është e njëjta gjë. Në mund t’i hapim por ideja është nëse do t’i hapin të tjerët apo jo. Sot debati është brenda bashkimit Europian me Italinë. Ne nuk do të bëjmë as tamponë as detyrime për vetëkarantimin të atyre që hyjnë, është e kotë, është komplet e kotë.

Sa na takon nuk ka asnjë problem. Do i besojmë njerëzve tanë. Edhe me Greqinë kemi ndjekur atë që po bën dhe kemi parë të gjithë metodologjinë. Edhe Greqia e ka relaksuar planin paraprak. Ti hapesh kur do turizëm, po pastaj do i mbash nëpër aeroporte në prita për t’i tamponuar?! Ti mund ta bësh sot, mund ta kesh, por nuk të del dhe nesër të shfaqet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here