E rëndë! Bëri operacion për heqjen e kistit, humb jetën në Greqi studentja shqiptare

0
301

Një gabim mjekësor i ka kushtuar jetën në Greqi studentja shqiptraro- greke, Aleksandra Bistolaki. Sipas mediave greke, 22-vjeçarja kishte kryer një operacion më 22 maj, ku kishte hequr një kist, që në fakt i shkaktoi një çrregullim hormonal.

Pas operacionit që kreu në një klinikë private në Korinth, studentja filloi të ankohej se nuk ndjehej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, sëbashku me të atin, vendas, e transferuan në spitalin e madh të Athinës, “Georgios Genimatas”. Pak orë pas ndërhyrjes së dytë Aleksandra Bistolaki bie në koma. Ndërsa ditën e djeshme ajo humbi jetën. 

Ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për 22-vjeçaren, por dyshohet se shkak ka qenë një gabim mjekësor.

Ajo njihej nga të gjithë si një studente e shkelqyer dhe në rrjetet sociale nuk janë të pakta reagimet për këtë vdekje.

Bashkëmoshatarët, familjarët dhe të njohur kërkojnë hetime për këtë ngjarje. Burimi: protinewskorinthias.gr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here