Dorëheqjet e bujshme të Kadastrës së Vlorës/ Ish-deputetja e PD zbulon çfarë fshihet pas tyre

0
275

Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj ka reaguar pas dorëheqjes së radhës së kreut të Kadastrës së Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meçorapaj shkruan se dorëheqja e gjashtë është dëshmia e pakundërshtueshme se vendi qeveriset nga një bandë, që siç shton ish-deputetja, bën luftë me bandat e tjera për të marrë bregdetin e Jalit.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”, shkruan ish-deputetja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here