U qëllua me armë mbrëmë në Peqin, i plagosuri selfie nga spitali i Traumës

0
260

 Mësohet se i plagosuri me armë zjarri në Peqin ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Besmir Hakballa ka postuar edhe një selfie në rrjetet sociale ku shfaqet në gjendje shumë të mirë.

31- vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një person që tashmë është identifikuar nga policia me inicialet A.M. ku vijon puna intensive për kapjen e  tij.

I plagosuri ka qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e banesës së personit Skënder Zeqiri rreth një vit më parë në Peqin, ku në bashkëpunim me dy të tjerë akuzohen se morën 65 milionë lekë të vjetra në lagjen Xhami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here