Policia ‘kërcënon’ qytetarët, ultimatum të prerë për nesër: Asnjë automjet nuk do lejohet të qarkullojë, ndalohet edhe …

0
275

Edhe pse Tirana dhe Durrësi janë zona të kuqe, policia thotë se nuk do ti lejojë qytetarët të dielën të shkojnë në plazh nëse nuk janë banorë të qyteteve bregdetare.

Policia ka paralajmetuar qytetaret qe te mos qarkullojne me makina dhe te mos shkojne ne plazhe pasi nuk do te lejohen.

Deklarata nga Policia e Shtetit:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here