“Likja i bie qemanes me gruan talibane”/ Poeti i njohur Arben Duka: Kjo që na thotë shoku Metë, është gënjeshtër, s’është e vërtetë!

0
342

Poeti i njohur Arben Duka ka ironizuar me disa vargje debatin mbi shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar për t’i hapur rrugë ndërtimit të një projekti të ri.

E plotë

Disa qindra veta,
po hidhen në zjarr,
vetëm se u prish,
një palo hangar!

Duhej një sebep,
për armiqtë e Ramës,
që të nisnin luftën,
në kohën e flamës!

Presidenti vetë,
vetiake e mori,
njëlloj si të ishte,
një djalë aktori!

Gjithë eksponentët,
që na bënë gropën,
krejt pa turp gënjejnë,
tani Europën!

Godina e prishur,
nga kshilli i Bashkisë,
s’ka qënë një vepër,
e trashëgimisë!

“Monument kulture”,
na thotë shoku Metë,
po kjo është gënjeshtër,
s’është e vërtetë!

Nuk ka pasur kurrë,
një vlerë të shtuar,
biles mund të themi,
se qe e shëmtuar!

Shumicë e atyre,
që në protesta qenë,
asnjë lloj teatri,
s’kanë parë në skenë!

Kemi parë dy vjet,
këtë katrahurë,
vetëm politikë,
dhe aspak kulturë!

Krerët e Aleancës,
i kini parë dhe vetë,
janë ca aktorë,
të dorës së tretë!

Lëvizi me sherr-teatrin,
jo vetëm Monika,
po u karikua fort,
e gjithë politika!

Më aktivi është Likja,
në anën matanë,
nuk e dimë kë saktësisht,
quan talibanë?!

Po dhe talibanët s’janë,
kaq të zinj sa nata,
se tani-Trampi me ta,
po bën negociata!

Po Meta nga shinë e ligjit,
me kohë ka dalë,
“garantusi” i unitetit,
s’mund të bëhet palë!

Ai për inat të Ramës,
qemanes i bie,
dhe monitoron protesta,
në kohë pandemie!

Politikanë e aktorë,
po shtrëngojnë dhëmbët,
por të gjithë po shkelin ligjin,
me të dyja këmbët!

Kanë dy vjet edhe më shumë,
gishtin duke tundur,
po për dreq nga çdo betejë,
kanë dalë të mundur!

Tani duket po mendojnë,
të bëjnë kijametin,
nga gërmadhat e teatrit,
të marrin pushtetin!

Pak nga pak e po na ikën,
gjithë epidemia,
duket qartë se pikavrazhin,
po shton qeveria!

Këtu një sukses do jetë,
edhe rindërtimi,
sa mot do jetë e pamundur,
të kapet Edvini!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here