Shfaqet pas 5 muajsh bashkëshortja e “bossit” shqiptar që u vra në sy të saj në Londër

0
518

Flamur Beqiri u vra në Londër në vigjiljen e krishtlindjes përpara familjes së tij. Debora Beqiri, bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Londër, është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike që i mori jetën të shoqit.

Ajo ka hapur një llogari në Instagram pas 5 muajsh nga ngjarja e rëndë dhe në një foto të ndarë në story shfaqet bashkë me një mikeshë duke pirë cigare.

Beqiri i cili njihej si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea.

Në atë moment atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar mbi të pesë herë: një pjesë e plumbave e goditën në kurriz, por agresori nuk u mjaftua me kaq: si për tu siguruar plotësisht, u afrua, dhe e goditi edhe me një plumb në kokë.

Shfaqet pas 5 muajsh bashkëshortja e “bossit” shqiptar që

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here