Anulohet festivali “Eurosong 2020”/ Vendoset çfarë do të ndodhë më 16 maj

0
703

Anulohet festivali i muzikës europiane ”Eurovizion”. Ai do të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj, por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të këndojnë nga vendet e tyre. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët.

“Eurovision Song Contest 2020 qe duhej te zhvillohej në dt. 12; 14 dhe 16 maj 2020 u anuluar për shkak të pandemisë së krijuar prej koronavirusit.

Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do të konkurronte në natën e dytë gjysmë finale, në datën 14 maj.

Pavarësisht anulimit, për të nderuar 41 artistët pjesëmarrës, me 16 maj, ora 21:00, do të mbahet “Eurovision: Europe Shine a Light”, një spektakël ndryshe, ku këngëtarët do të këndojnë nga vendet ku jetojnë. Ky spektakël do të mbahet edhe për të nderuar të prekurit nga kriza e Covid-19 dhe ata që po punojnë fort për ta luftuar atë. Të 41 artistët do të këndojnë të gjithë bashkë në një performancë të veçante e te unifikuar ndonëse në distancë.

“Do mbahej në Roterdam. Nuk do ketë as fitues as votim. Mund të jetë prapë Roterdam por nuk është marrë vendim. Mbetet në vullnetet e shteteve dhe vendimet e tyre përcaktimi nëse vitin tjetër do jenë këta këngëtarë që ishin sivjet. Gjithsesi këngët e sivjetshme nuk mund të vlejnë për vitin tjetër. Përfaqësimi i vitit tjetër varet edhe se sa e mundshme do jetë sivjet të mbahen festivale në shtete të ndryshme për shkak të pandemisë”- kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj për News 24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here