Prindërit do të duhet t’i rikthehen punës me hapjen e të gjitha bizneseve, por çerdhet dhe kopshtet nuk do të hapen edhe për disa kohë.
Ndërsa shqetësimi i tyre është se ku do t’i lënë të vegjlit, zgjidhjet e momentit duket se është sakrifica për të punuar nga shtëpia, gjyshërit ose punësimi i një dadoje.
Eugena Tomini, pjesë e Task Forcës së Shëndetësisë, tha se ende nuk ka një vendim, pasi është shumë herët për ta marrë.
“Jemi ende herët për të gjykuar në drejtimin e hapjes së çerdheve dhe kopshteve. Por duhet të gjykojmë që në vlerësimit epidemiologjike përkundjet trendit të hasjes së infeksioneve të Covid-19 në vend, duke monitoruar numrin e rasteve të hospitalizuara dhe të vdekjeve, janë tre indikatorët kryesorë ku lirimi i masave do të monitorohet në vijim në kuadër të 14 ditorëve. Për çerdhet dhe kopshtet jemi ende duke menduar, por akoma është hershëm për të gjykuar në drejtim të hapjes së tyre”, tha Tomini e pyetur nga TCH.








































