Ditën e sotme kanë mbërritur në Spitalin infektiv 2 raste të reja me koronavirus.
New24 bën të ditur se dy persona janë paraqitur sot në COVID1 për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk dihet se nga cilat zona janë.
Siç shihet edhe nga pamjet, dy autoambulanca kanë ndaluar para hyrjes së Infektivit, ndërkohë që nga një prej mjeteve del një burrë, i cili futet vet brenda në spital.
Kujtojmë se aktualisht në vendin tonë janë regjistruar 820 raste me koronavirus, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 31.








































