Google search engine
Home Aktualitet A preken sërish ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe a ka...

A preken sërish ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe a ka raste të rikthimit në vendi tonë? ISHP jep shpjegime

0
326

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me të dhënat e fundit të përditësimit për 24 orët e fundit. Janë 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 820.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se ende nuk ka një studim që të tregojë saktësisht që një i infektuar me koronavirus krijon imunitet dhe nuk preket sërisht.

“Këto lloj studimesh janë ende në fazat fillestare”, – thotë Albana Fico duke konfirmuar se ende në vendin tonë nuk ka asnjë rast që është infektuar me koronavirus sërish, pasi është shëruar më parë.

Drejtoresha e ISHP-së thotë se format që po përdoren në botë për shërimin nga COVID-19 janë të ndryshme, por ende nuk ka një kurë të miratuar zyrtarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here