Google search engine
Home Aktualitet Testet e shpejta/ Doktoresha e njohur zbulon detajet

Testet e shpejta/ Doktoresha e njohur zbulon detajet

0
475

Vjollca Duro, profesoreshë e asocuar e mikrobiologjisë ka folur në lidhje me testet sereologjike, që po aplikohen fillimisht në personelin shëndetësor, dhe pacientët e shtruar me Covid.

Duro tha se ende nuk është bërë validimi i këtyre testeve, dhe në Shqipëri po bëhen vetëm përmes metodave laboratorike dhe jo testeve të shpejta.

“Testet sereologjike kanë nisur me stafet mjekësore të dy spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 dhe të pacientëve të shtruar. Kitet që po përdorim ne janë të certifikuara, por nuk janë të validuara, është një gjë që po ndodh në të gjithë botën, jo vetëm te ne. Validimi konsiston në matjen e ndjeshmërisë dhe specialitetit të testit”, tha Duro për Fax News.

E pyetur nga gazetarja nëse këto teste po bëhen në strukturat spitalore private, Duro tha se jo, pasi ligji i sëmundjeve epidemiologjike në vendin tonë e ndalon një gjë të tillë, dhe është Task Forca ajo që merr vendimet.

“Për momentin testimi serologjik është filluar me personelin shëndetësor, në një etapë të dytë mund të mendohet që të bëhet dhe në popullatë. Në situata të jashtëzakonshme si pandemia është Task Forca, ajo që vendos se ku do të bëhen testet, dhe për momentin nuk bëhet në strukturat spitalore private.Ajo që do të këshilloja fort është zbatimi i rregullave të higjenës, dhe distancimi fizik, në mënyrë që të mos na rikthen rastet e shtuara me Covid. Në kushte normale pune në laboratore janë shumë të domosdoshme masat e sigurisë, nuk kemi pasur frikë”, tha Duro.  

Sa i takon efikasitetit të testeve sereologjike, Duro theksoi se në Angli dhe në Spanjë, testet që kanë pasur probleme janë ato të shpejta, që nuk bëhen për momentin në Shqipëri.

“Problemet që kanë qenë në Angli dhe Spanjë lidhen me testet te shpejta, ne në Shqipëri nuk i aplikojmë ende ato. Nuk ka ende një vendim për ta shtrirë bërjen e testeve në të gjithë popullatën”, tha Duro, ndërsa shtoi se laboratori i QSUT-së ka kapacitete për bërjen e testeve, por synimi primar aty mbetet shërbimi ndaj pacientëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here