Google search engine
Home Politike Drejtesi Në kundërshtim me vendimin e KLGJ-së, gjyqtari i Apelit në Durrës, Desart...

Në kundërshtim me vendimin e KLGJ-së, gjyqtari i Apelit në Durrës, Desart Avdulaj nesër seancë gjyqësore 2 mln $ kundër OSHEE

0
443

Në një kohë kur vendin e ka mbërthyer epidemia nga Covid-19, e cila ka stopuar të gjithë Botën, Gjykata e Apelit në Durrës gjen kohën të zhvillojë gjyqin kundër OSHEE-së. Kujtojmë se gjyqi, i ndërmarrë në mungesë të plotë të transparencës, kryhet në kundërshtim me me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka vendosur të pezullojë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë nga COVID 19.

Por vendimi duket se nuk ka gjetur zbatim në Apelin e Durrësit, i cili përmes një trupe drejtuar nga gjyqtari Desart Avdulaj, planifikon të zhvillojë nesër procesin gjyqësor ndaj OSHEE, në një sallë ku minimalisht pritet të jenë të pranishëm 30 persona, duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen më tej të epidemisë.

Kjo seancë gjyqësore, ndërmerret në një kohë kur OSHEE, ka vendosur të ulë pagat e punonjësve me 30%, për shkak të krizës nga koronavirus dhe ky proces gjyqësor me vlerë mbi 200 mln lekë, e vështirëson më shumë situatën në këtë institucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here