Dy studime mbështesin idenë se vaksina kundër tuberkulozit mund të mbrojë ndaj koronavirusit, ja cili vend ka nisur testin

0
285

Ideja nuk është e re, por risia është se tani ekzistojnë dy studime të reja, ende në para-botim, të cilat konfirmojnë me të dhëna epidemiologjike efikasitetin e mundshëm të vaksinës së tuberkulozit (BCG) kundër Covid19, dhe mbi të gjitha të vdekshmërisë ndaj tij.

Ndërsa në Australi, Instituti i Kërkimeve të Fëmijëve “Murdoch” po fillon me një studim klinik mbi 4000 punonjës shëndetësorë që punojnë në departamentet që trajtojnë pacientët Covid19, saktësisht duke i vaksinuar ata me bacilin Calmette-Guérin kundër tuberkulozit.

Sipas një prej këtyre studimeve (Korrelacioni midis politikës së vaksinimit universal BCG dhe uljes së prekjes dhe vdekshmërisë për COVID-19: një studim epidemiologjik), i kryer nga Departamenti i Shkencave Biomjekësore të Institutit të Teknologjisë në New York, duke krahasuar të dhënat e vendeve të prekura nga Covid-19 me një popullsi prej mbi një milion banorë, “zbuluam se vendet pa politika vaksinimi kundër tuberkulozit, si Italia, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara ishin më të prekur se ata që i kishin ato”. Situata konfirmoi gjithashtu në Iran, ku vaksinimi kundër tuberkulozit filloi në vitin 1984, pati më shumë të mbrojtur ndër të rinjtë se sa të moshuarit. Sipas studimit, kombinimi i ulur i prekjes dhe vdekshmërisë e bën vaksinimin kundër BCG një potencial të ri instrument në luftën kundër Covid-19”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here