Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja në zonën e Kombinatit në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë deklaroi se nga dita e hënë do të merren masa të reja në këtë zonë, duke e blinduar totalisht atë. Sipas Ramës, në tregun e Kombinatit do të dalë ushtria në rrugë dhe nuk do të lejoj asnjë makinë të kalojë, duke shtuar se do të ketë vetëm një hyrje në të vilën do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim. Po ashtu, një tjetër masë do te jetë edhe distanca e qytetarëve 2 metra larg nga njëri-tjetri.









































