‘’Të nënshkruajmë marrëveshjen, heqim qafe Serbinë’’, Thaçi flet për takimin dy orësh, konfirmon ofertën ndaj Kurtit: I thashë të marrë 2-3 këmisha, ofertave të SHBA s’mund t’i themi jo

0
255

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin dy orësh që javë më parë kishte me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Detaje nga ky takim kishte zbuluar vetë Kurti në seancën për rrëzimin e Qeverisë, ku ndër të tjera kryeministri ka zbuluar se presidenti Thaçi i ka thënë atij që të shkojnë në Amerikë, të nënshkruajnë marrëveshje dhe në këtë mënyrë ta heqin qafe Serbinë.

Thaçi ka thënë se ia ka bërë Kurtit një kërkesë të tillë dhe madje i ka sugjeruar që t’i marrë dy-tri këmisha gjatë qëndrimit atje, shkruan Reporteri.net.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se i ka kërkuar Kurtit që të bëhen bashkë të gjithë liderët e partive politike, ashtu siç kishte ndodhur në Rambuje. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk e kanë komoditetin t’i thonë jo ftesave që mund të vijnë nga SHBA.

“Ftesa që mund të vinte nga SHBA, unë mendoj se nuk e kemi komoditetin ti themi jo. Nga teoritë konspirative që që vijnë ta merr mendja se po nisemi në Kremlin dhe jo në SHBA”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here