Merret vendimi, Gjykata e Posaçme do t’i zhvillojë proceset gjyqësore me anë të video-konferencave

0
290

Një dritë jeshile është hapur për zhvillimin e proceseve gjyqësore në vend. Burimet bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme mund të nisë së funksionuari për zhvillimin e proceseve gjyqësore. Sipas burimeve në këtë situatë shtetrrethimi zhvillimi i proceseve do të zhvillohet me video konferencë. Këtë procese do të zhvillohen në bashkëpunim me drejtorinë e burgjeve.

Mësohet se në ditët në vijim Gjykata e Posaçme pritet që t’i dërgojë një kërkesë në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për nisjen e proceseve gjyqësore online. “Nëse situata vazhdon e njëjtë dhe nuk do ketë përmirësim dhe ulje të kurbës së rasteve të prekur me koronavirus proceset do të zhvillohen me video-konferencë, mundësitë teknike janë dhe me shumë gjasa kjo do të bëhet”, u shpreh një burim.

Javën e kaluar qeveria vendosi që seancat gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, të planifikuara pranë të gjitha gjykatave shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për ngritjen e padive për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale.

Përjashtim bëjnë disa kategori specifike, si për shembull, çështjet penale, që lidhen me vleftësimin e arrestit, ato administrative me objekt gjykimin e masave të sigurimit të padisë, në rast se gjykata vlerëson se shqyrtimi pas afatit të përcaktuar të këtij akti normativ, mund të shkaktojë një dëm të rëndë e të pariparueshëm për palët. Po ashtu çështjet penale, në të cilat afatet e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit mbarojnë gjatë periudhës së pezullimit, por edhe ato që gjykohen urgjente. Por edhe në rastet që do të zhvillohen, parashikohet pjesëmarrja në distancë ose online.

Por, nëse situata nuk do të qetësohet dhe “shtetrrethimi” do të vazhdojë, Gjykata Speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve do ti zhvillojnë proceset nëpërmjet video-konferencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here