Pamjet e tmerrshme po thyejnë rrjetin/ Trupat e të vdekurve nga Koronavirus hidhen në rrugë dhe digjen

0
315

Pamjet dramatike janë ato që vijnë nga qyteti i Guayaquil, në Ekuador, i cili është vendi më i prekur nga pandemia e koroanvirusit në Amerikën e Jugut.

Kufomat e personave të vdekur prej Covid-19 dhe jo vetëm që kanë mbetur në rrugë, të hedhur në mbeturina të mbështjellë me qese plastike dhe u është vënë edhe zjarri.

Rrjetet sociale janë pushtuar nga videot dhe fotot e përdoruesve që kanë raportuar një situatë që është bërë thuajse apokaliptike.

Në njërën nga këto video, madje duke pasur parasysh mungesën e ambulancave dhe kapacitetin e dobët të morgut, të cilat tani janë plot, shohim një grup oficerësh të policisë duke hedhur një trup nga kamioni në rrugë.

Edhe familjet e të ndjerëve detyrohen të largojnë trupat e pajetë të të dashurve të tyre nga shtëpitë, dhe t’i lënë në qoshe, apo pranë koshave të mbeturinave, të mbështjella me qese plastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here