Situata e rënduar nga virusi vrasës, Olta Xhaçka jep lajmin për 600 mijë familjeve në nevojë

0
27

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një lidhje direkte në ‘Ilva Now’ theksoi se mbledhja e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta u zhvillua nën një frymë konstuktive bashkëpunimi për të përballuar së bashku pasojat e COVID-19 në Shqipëri.

Xhaçka vuri në dukje faktin se kreu i opozitës Lulzim Basha bëri një parashtrim konstruktiv dhe shprehu pikëpamjet e tij për përballjen e kësaj pandemie dhe kryeministri e ftoi atë të bëhej pjesë e diskutimeve të përbashkëta për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe për t’i dalë përballë çdo lloj skenari.

Ministrja Xhaçka bëri me dije se ushtria është e angazhuar në misionin e gjerë humanitar për t’i ardhur në ndihmë 600 mijë familjeve dhe individëve, ku përfshihen edhe pensionistët, të cilëve po iu ofrohen shërbimet në banesë.

“Pensionistët janë më të rrezikuarit dhe për të mos i rrezikuar dhe mundësuar izolimin e plotë, strtukturat e shtetit dhe administratorët socialë, grupe të kordinuaara po bëjnë çmos që pensionistëve t’iu shkojnë barnat, pensioni dhe nevojat e tjera në shtëpi”, u shpreh ministrja Olta Xhaçka.

Leave a Reply