Zjarr i madh në Vlorë, një i ri me disa bidona me benzinë spërkat disa biznese. Çfarë ka ndodhur?

0
354

Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se një i ri ka marrë disa bidona me benzinë dhe ka spërkatur dyqanet. Më pas ai i ka ndezur dhe i ka lënë të digjen. Flakët janë përhapur edhe në një kabinë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se i riu është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për motivet që e shtynë ta bënte këtë gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here