Mjeku që i bëri vaksinën doli me COVID-19, Angela Merkel merr përgjigjen e testit të dytë

0
339

Zëdhënësi i Angela Merkel ka njoftuar se kancelarja ka rezultuar negative në testin e dytë që i është bërë për koronavirusin.

65-vjeçarja ka qendruar prej ditësh e karantinaur, duke punuar nga shtëpia në Berlin. Kjo pasi Merkel pati kontakte me një mjek i cili më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Testi i parë negativ u konfirmua të hënën, dhe sot, pas testit të dytë, Angela Merkel konsiderohet zyrtarisht jo e prekur me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here