Dosjet “339” dhe “184” kyçe për integrimin e Shqipërisë, Brukseli kërkon ndëshkim për blerjen e votave

0
364

Hetimi dhe ndëshkimi i blerësve të votave është një tjetër kusht kryesor për hapjen e negociatave. Pas dritës jeshile të dhënë nga Bashkimi Europian, dosjet e bujshme “339” dhe “184” do të jenë në fokus të hetimeve nga ana e drejtësisë në vend. Deri më tani me këto dy dosje po bëhet ping-pong, ku prokuroritë po e kalojnë për hetim tek njëra-tjetra. Të dyja këto dosje, kanë shkaktuar debate të forta dhe kanë marrë edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Për Bundestagun dhe BE, procesi i votimit në sistemin demokratik duhet të jetë i lirë dhe i pa ndikuar. Shumë komponentë të politikës kanë dalë në përgjime dhe akuzohen se janë të përfshirë në vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale të 2016 në Bashkinë e Dibrës dhe atë të Durrësit.

Por që të çelen negociatat me BE, është kërkuar hetim serioz nga SPAK për të gjithë ata që akuzohen se kanë shkelur sistemin demokratik në Shqipëri. “Fillimin i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerje votash; Kërkohet një rekord i kënaqshëm në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”, thuhet në raportin e BE. Sipas ligjit në fuqi, hetimin e zyrtarëve të larë të përfshirë në afera korruptive e ka si kompetencë Struktura e Posaçme Antikorrupsion, por kjo e fundit ka refuzuar të hetojë dosjet “339” dhe “184”, duke ia deleguar hetimin e tyre gjykatave të rretheve. Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Sipas gjykatës prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. Ndaj i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave. Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve lokale në 2016 Dibër, kur fitues doli Muharrem Rama i PS përballë Sherefedin Shehut të PD. Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here