‘Zgjedhorja’/ Rudina Hajdari del me deklaratë të fortë dhe ‘godet’ Bashën e Kryemadhin

0
329

Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi se opozita jashtëparlamentare sot nuk solli asnjë propozim të ri. Ajo ka bërë me dije se PD-ja, ndryshe nga PS-ja, nuk do ndryshim sistemi duke u bërë thirrje ndërkombëtare që të mos mbështesin demokratët.

“Trumbetuan një ndryshim sistemi, nuk thanë asgjë. Listat e hapura, janë varianti më i mirë i mundshëm sepse fuqizojnë qytetarë dhe opozita nuk duhet të jetë kundër. Kjo opozitë refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS-ja është e hapur për ta konsideruar si mund të procedohet më vonë. Jam e vendosur që do t’i shkojmë deri në fund të kësaj çështje. Kjo është një kauzë e vërtetë qytetare, dhe opozita jashtë parlamentit nuk duhet të ketë frikë. I bëj thirrje faktorit politik të mos mbështetë këtë iniciativ, tregojnë që nuk kanë vullnet për ndryshim sistemi. Opozita nuk do konkurrencë”, tha Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here