Merren masa drastike, Izraeli në karantinë të padisktueshme dyjavore

0
225

Të gjithë personave, pa përjashtim, që mbërrijnë në Izrael do t’u kërkohet të hyjnë në vetëkarantinë për 14 ditë, për të luftuar koronavirusin. Ky ishte njoftimi i bërë nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Të gjithë ata që vijnë në Izrael nga jashtë do të vendosen në izolim për 14 ditë”, -shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në “Twitter”.

Ministri i Brendshëm Aryeh Deri tha se masa do të ishte efektive menjëherë për të gjithë izraelitët që kthehen në vend. Sipas tij, ata do të duhet të dëshmojnë se kanë akomodim të mjaftueshëm për të hyrë në karantinë gjatë qëndrimit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here