Italia ne karantine, i gjithë vendi shpallet “zonë e kuqe”

0
264

“Nuk do të ketë më vetëm një zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të shtrihen në të gjithë vendin”.

Kjo është masa më e fundit drastike e marrë nga qeveria italiane dhe që u komunikua nga kryeministri Giuseppe Conte, për t’i bërë ballë emergjencës së koronavirusin.

“Të prekurit dhe vdekjet janë duke u shtuar”, theksoi kryeministri Conte, duke i ftuar të gjithë qytetarët të ndryshojnë rutinën e përditshme dhe të limitojnë spostimet.

Kryeministri Conte deklaroi se masat shtrënguese pritet të hyjnë në fuqi prej së martës dhe do të qëndrojnë në fuqi në të gjithë Italinë deri më 3 prill, si dhe bëri thirrje që lëvizjet duhet të kufizohen dhe të qëndrojnë të shumtë në shtëpi.

Në të gjithë Italinë janë 7985 të prekur, me një rritje prej 1598 persona krahasuar me një ditë më parë, të dhëna të publikuara nga Emergjencat Civile. Ndërsa viktimat janë 463, 97 më shumë se një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here