Mbyllet bar-kafeja në pronësi të 2 të prekurve me koronavirus

0
329

Prej orës 13:00 Spitali Infektiv është rrethuar me një gardh metalik për t’u shndërruar në një karantinë ku nuk lejohet të hyjë askush, përveç mjekëve me veshjet e përshtatshme. Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale bëhet me dije se gjendja shëndetësore e dy pacientëve paraqitet e stabilizuar, megjithëse 54-vjeçari, për shkak të moshës dhe pirjes së duhanit, ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se është edhe një person i tretë që dyshohet si i prekur me COVID-19, përgjigjja përfundimtare për të cilin ende nuk ka dalë.

Nga ana tjetër, biznesi që zotërojnë 2 të infektuarit me koronavirus, një bar-kafe në zonën e pallatit me shigjeta është mbyllur dhe është dezinfektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here